E-TJERA

Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima

Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10

Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, ku një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, mbi 10 persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e aksidentit, ndërsa 2 të tjerë kanë humbur jetën.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Aktualisht, forcat zjarrfikëse po kontrollojnë kanalin e ujit ku ra mjeti për të parë nëse ka apo jo pasagjerë të tjerë.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

 

Të fundit