Flash News

E-TJERA

Përshkallëzohet situata në protestën para parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Përshkallëzohet situata në protestën para parlamentit,

Situata para Kuvendit është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë, gjatë zhvillimit të protestës sot gjatë seancës plenare.

Përshkallëzohet situata në protestën para parlamentit,

Sipas informacioneve nga vendngjarja, një grup protestuesish ka tentuar të çajë gardhin metalik të vendosur përreth institucionit, duke u përplasur fizikisht me efektivët e policisë. Mes protestuesve dhe forcave të rendit janë regjistruar shtyrje dhe momente tensioni.

Po ashtu, një grup protestuesish ka tentuar të bllokojë hyrjet e Kuvendit, ndërsa gjatë daljes së disa ligjvënësve pas përfundimit të seancës plenare, janë raportuar edhe incidente ku disa prej tyre janë goditur me vezë.

Si pasojë e situatës, disa persona janë shoqëruar nga policia, mes tyre edhe Dritan Goxhaj.

Forcat e rendit kanë shtuar praninë në terren me qëllim normalizimin e situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve pranë institucionit.

Të fundit