E-TJERA

Aksidenti fatal në autostradë, minibusi ishte i linjës Berat–Tiranë, dyshohet se humbi kontrollin

Aksidenti fatal në autostradë, minibusi ishte i linjës

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në autostradën Durrës–Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti i përfshirë në aksident është një minibus i linjës Berat–Tiranë. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga në krahun e djathtë të karrexhatës dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e aksidentit, paraprakisht raportohen dy viktima, ndërsa mbi 10 persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit