Flash News

E-TJERA

Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi

Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi

Një nga folësit në protestën sotme qytetare para Kryeministrisë ishte edhe Artur Meçollari, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqmenaxhim të pasurisë publike dhe për realizimin e investimeve që, sipas tij, nuk kanë sjellë përfitimet e premtuara për qytetarët.

Duke iu referuar Aeroportit të Kukësit, ai pretendoi se infrastruktura e ndërtuar nuk po përdoret sipas pritshmërive, ndërsa koncesionari vazhdon të përfitojë pagesa nga fondet publike.

Meçollari ngriti pikëpyetje edhe për projekte të tjera strategjike, si Porto Romano dhe Porti i Durrësit, për të cilat tha se janë shoqëruar me mungesë transparence dhe vendimmarrje të diskutueshme. Ai përmendi gjithashtu zhvillimet urbane në zonat bregdetare të Palasës dhe Dhërmiut, duke pretenduar se ato kanë sjellë dëmtime të mjedisit dhe transformime të pakontrolluara të territorit.

“Edi Rama ka shkatërruar të gjithë Shqipërinë. Aeroporti i Kukësit, asnjë avion nuk ulet e ngrihet. Koncesionari çdo muaj merr paratë nga shteti shqiptar. Porto Romano, pa studim fizibiliteti. Porti i Durrësit krim shtetëror. Në Palasë e Dhërmi e keni parë çfarë ka ndodhur, është tjetërsuar mjedisi. Rama jo vetëm që vjedh pasurinë publike, është kërcënim për sigurinë kombëtare”, deklaroi ai nga podiumi i protestës.

 

Të fundit