Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje demokratëve: Duhet ta mbështesni protestën, trungu i kësaj lëvizje është rinor

Berisha thirrje demokratëve: Duhet ta mbështesni protestën,

Kreu i PD Sali Berisha i bëri thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin protestën qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati vlerësoi qëndresën e qytetarëve si protestën më pasqësore që ka parë ndonjëherë vendi, teksa dënoi sulmet dhe fyerjet që Rama i ka drejtuar protestuesve.

“Çdo demokrat e demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jonë duhet të mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë. Duhet ta mbështesë kësaj here pa simbolet e partisë. Le të jenë rinia, sepse është protestë qytetare, rinore.

Ndaj dhe ftesa ime është që çdo mbështetës, çdo simpatizant, çdo anëtar dhe anëtare e Partisë Demokratike duhet të jetë në protestë. Protestën do ta themi më rinore, më qytetare që ka parë vendi gjer sot. Kështu është ajo.

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet që gjethet të na pengojnë me pa madhështinë e trungut. Dënojmë me forcën më të madhe etiketimet që u bën Edi Rama protestuesve duke shfrytëzuar dhe keqinterpretuar thirrjet e tyre.

T'i quash nazistë ata apo pasues të Hitlerit, si pasues të Hitlerit sepse thonë ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, për t'i rikujtuar një slogan të Mit'hat Frashërit ‘Shqipëria e shqiptarëve’, është një armiqësi e egër, e paimagjinueshme. Mit'hat Frashëri ishte një burrë mendjendritur, një atdhetar.

Edi Rama është një armik i egër, është një barbar i mjedisit në Shqipëri dhe i trashëgimisë kulturore. Nuk ka patur Shqipëria një të tillë kurrë! Është një shkatërrimtar i trashëgimisë kulturore dhe i mjedisit. Nuk ekziston në histori, nuk regjistrohet në histori një i tillë i dytë”, tha Berisha. 

Të fundit