Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët

Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së

Berisha: PD i ka kundërshtuar ligjet që japin trashëgiminë kulturore me koncesion tek privati

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se asnjë deputet demokrat nuk ka votuar pro marrëveshjes për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, e miratuar në Kuvend më 23 maj 2022.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se Partia Demokratike ka kundërshtuar ligjet që, sipas tij, i hapin rrugë kalimit të trashëgimisë kulturore nën administrimin e interesave private.

“Më 23 maj 2022 kuvendi miratoi marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim. Asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk ka votuar pro marrëveshjes. Zero! Ka patur, meqenëse fatet ishin të atilla që ishim të ndarë, që një grup votoi totalisht kundër, të tjerët s'morën pjesë në votim apo abstenuan, por nuk ka asnjë votë demokrati në atë marrëveshje. Asnjë! Asnjë!”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se një nga kërkesat kryesore të protestuesve është ndryshimi i legjislacionit aktual, të cilin e cilësoi si ky model bie ndesh me frymën e Kushtetutës.

“Sot një nga kërkesat më të drejta të protestuesve është pikërisht ndryshimi i këtij ligji, sepse ky ligj ka trajtuar trashëgiminë kulturore jo si pasuri kombëtare, por si mall tregtar, për interesa klienteliste dhe lobuese. Ligji aktual vendos privatin mbi shtetin në administrimin e trashëgimisë kulturore duke krijuar një model koncesionar që bie ndesh me frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë mbasi kjo Kushtetutë e ngarkon shtetin me detyrën për të mbrojtur identitetin kombëtar, trashëgiminë kulturore dhe jo për t'ia deleguar atë fondacioneve apo interesave private”, tha Berisha.

Të fundit