Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë

Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Lezhës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të banesave të familes Nikulaj. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se në vitin 2023 biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua nga Ruben Saraiva në lokalin e tij në Shëngjin, si pjesë e një gjakmarrjeje të vjetër mes familjes Nikulaj dhe Lekstakaj.

Pas vrasjes së Ardian Nikulajt pati ekzekutime të tjera të cilat u lidhën me sagën e hakmarrjes mes dy fiseve.

Më 19 korrik 2023 u vra Nikolin Marku në Balldre të Lezhës. Policia në atë kohë deklaroi se një nga pistat kryesore ishte hakmarrja ose gjakmarrja, duke qenë se ngjarja ndodhi tre muaj pas ekzekutimit të Ardian Nikulajt.

Më 2 dhjetor 2023 u ekzekutua Entjan Nikulaj, i afërm i familjes Nikulaj. Edhe për këtë vrasje, pista kryesore e hetimit u raportua të ishte hasmëria mes dy fiseve.

Të fundit