Flash News

E-TJERA

Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”

Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka njoftuar se kreut të PD, Sali Berisha i është hequr statusi “non grata”.

“Sapo më erdhi lajmi. Sali Berishës iu hoq ‘non grata’. Ky është një lajm i mirë për opozitën në tërësi dhe për çlirimin tonë”, u shpreh Ndoka i ftuar në A2 CNN.

Sipas tij, ky zhvillim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën politike të opozitës dhe në raportin e saj me lëvizjet qytetare që po zhvillohen në vend.

“Opozita tashmë çlirohet nga ajo pengesë jo e vogël dhe raporti që do të ketë me këtë protestë qytetare do të ndryshojë”, deklaroi kreu i PDK-së.

Deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar lidhur me pretendimin e Ndokës për heqjen e statusit “non grata” ndaj Sali Berishës.

Të fundit