Flash News

E-TJERA

“Arresto Belindën”, “Rama dorëhiqu”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë, vazhdojnë thirrjet kundër qeverisë

“Arresto Belindën”, “Rama dorëhiqu”/

Një numër i madh qytetarësh vijuan edhe këtë mbrëmje marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës që ka hyrë në ditën e nëntë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e përgjegjësive për atë që e cilësojnë si keqqeverisje dhe korrupsion.

Pasi u mblodhën para Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke marshuar me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. Gjatë kalimit pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, turma brohoriti “Arresto Belindën” dhe “Rama dorëhiqu”, duke iu referuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj së cilës ngritën akuza për korrupsion.

Marshimi u shoqërua me thirrje të tjera si “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me ne” dhe “Çohuni nga kafja”, slogane që sipas organizatorëve synojnë të nxisin angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen më të gjerë në protestë.

 

Të fundit