E-TJERA

Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht

Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mbrëmjen e 8 qershorit, në fshatrat e Lumit të Vlorës ku deri më tani raportohet për disa të arrestuar, mes tyre një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillu në kuadër të hetimeve për plagosjen e 27-vjeçarit Kevi Lazaj, ngjarje kjo e ndodhur më 7 qershor. Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 armë të llojit pistoletë dhe një automjet i blinduar.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë arrestuar, ndërsa Policia e Vlorës pritet të dalë me një komunikatë zyrtare sot, për detaje të tjera.

Të fundit