Flash News

E-TJERA

"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë

Edhe pas më shumë se 4 orë, mijëra qytetarë vijojnë të marshojnnë në rrugët e Tiranës, duke protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pas grumbullimit të nisur në orët e pasdites në sheshin “Skënderbej” dhe më pas para Kryeministrisë, protestuesit kanë vazhduar lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit, duke ruajtur të njëjtin ritëm dhe energji si në fillim të tubimit.

Thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Shqipëria nuk shitet” dhe “Bashkohuni me ne” kanë shoqëruar marshimin gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa qytetarët kanë mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë.

Kjo është dita e dhjetë e protestave qytetare, të cilat nisën si kundërshtim ndaj projektit të planifikuar në Zvërnec, por që me kalimin e ditëve janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes së vendit.

Mes protestuesve ka pasur të rinj, familje, pensionistë dhe qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vazhdimin e protestës edhe në ditët në vijim.

Pavarësisht orës së vonë, atmosfera në qendër të Tiranës mbetet e gjallë.  

Të fundit