Flash News

E-TJERA

Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin

Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të

Protesta qytetare në bulevard ka hyrë në ditën e dhjetë, me qindra qytetarë që janë mbledhur sërish në shesh për të vijuar tubimin e tyre kundër qeverisë dhe kërkesave për ndryshim politik.

Në mesin e folësve të ditës ishte edhe aktori i humorit Gent Bejko, i cili mbajti një fjalim me tone të forta kritike ndaj klasës politike shqiptare ndër vite.

Ai u shpreh se, sipas tij, zhgënjimi i qytetarëve ndaj politikës ka rrënjë të thella që nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90, kur ndryshimet politike nuk sollën, sipas tij, transformimin e pritur.

Bejko theksoi gjithashtu se emigrimi i shumë shqiptarëve lidhet edhe me mungesën e besimit te sistemi dhe refuzimin për t’u bërë pjesë e tij në kushtet aktuale.

“Menduam se ndryshoi regjimi në 1990, por regjimi nuk ka ndryshuar, janë të njëjtët. Duan të na përçajnë, duan të fusin lloj-lloj gjërash këtu, por ne nuk përçahemi, nuk bëhemi pis. Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin të keqes. Këta ia kanë shitur shpirtin të keqes, nga Berisha tek ky”, tha ai.

Aktori i humorit bëri edhe një thirrje për vijim të protestës dhe që qytetarët të mos tërhiqen, pavarësisht presioneve apo përpjekjeve për t’i dekurajuar.

“Nuk mund të tallen me ne. Këta thonë se do na fusin në Evropë. Ne jemi Evropa. Ne nuk jemi të shitur. Ata janë të shitur. Ne do të flasim, do të bërtasim, nuk do të heshtim”, u shpreh Bejko para protestuesve.

Të fundit