Flash News

E-TJERA

Irani i 'përvishet' Ramës: Dëgjo shqiptarët që kërkojnë largimin tënd, mos fajëso Teheranin për problemet e tua

Irani i 'përvishet' Ramës: Dëgjo shqiptarët

Përplasja verbale mes Tiranës dhe Teheranit është intensifikuar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për regjimin iranian dhe akuzave të përsëritura për sulme kibernetike ndaj Shqipërisë.

Reagimi ka ardhur nga Ministria e Jashtme e Iranit, ku zëdhënësi Esmaeil Baqaei i është përgjigjur kreut të qeverisë shqiptare përmes një postimi në rrjetin social X.

Zyrtari iranian ka hedhur poshtë akuzat e Ramës, duke pretenduar se ato po përdoren për të larguar vëmendjen nga pakënaqësia e qytetarëve shqiptarë dhe protestat që po zhvillohen në vend.

“Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit ju që e nisët këtë”, shkruan Baqaei, duke shtuar se Rama duhet të përballet me kritikat e qytetarëve të tij në vend që, sipas tij, të kërkojë fajtorë jashtë Shqipërisë.

Në reagimin e tij, diplomati iranian pretendon se qytetarët shqiptarë janë të aftë të gjykojnë vetë situatën politike dhe se qeveria shqiptare duhet të dëgjojë zërat që po ngrihen në rrugët e Tiranës.

"Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë. Pra... duhet të përballeni me muzikën! Do të ishte më e mençur të tregonit pak respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj, si një komb me kulturë të pasur dhe histori krenare. Ata janë mjaftueshëm të mprehtë për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta. Nëse zgjidhni të shisni sovranitetin tuaj kombëtar, ky është vendimi juaj. Nuk na detyroheni një shpjegim. Por kur përballeni me zemërimin dhe kritikat e publikut tuaj, ju lutem mos i përdorni të tjerët si një kurban të përshtatshëm për t'i shpëtuar llogaridhënies. Në vend që të shkruani një pamflet të gjatë të mbushur me akuza të pabaza kundër Iranit, merrni një moment për të dëgjuar popullin tuaj që po brohoret në rrugë: "Jo korrupsionit!" "Duam të drejtë!" "Rama ik!", shkruan ministri

Irani i 'përvishet' Ramës: Dëgjo shqiptarët

Të fundit