Flash News

E-TJERA

Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë

 

Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e

Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke vënë në dukje transformimin e tyre nga një kauzë mjedisore në një lëvizje me dimension më të gjerë politik.

Sipas Soares, mobilizimi qytetar që nisi për mbrojtjen e flamingove dhe të vijës bregdetare shqiptare është zgjeruar përtej çështjeve të mjedisit, duke u kthyer në një protestë më të gjerë kundër qeverisë.

Ajo që nisi si një fushatë për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit të Shqipërisë, tani është shndërruar në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare”, shkruan gazetarja e CNN në postimin e saj në Instagram.

Komenti i saj vjen në një kohë kur protestat e nisura kundër projekteve të diskutueshme të investimeve në zonat bregdetare po tërheqin vëmendje të gjerë brenda dhe jashtë vendit.

 

 

11111

 

 

Të fundit