Flash News

E-TJERA

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër

Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta në hyrje të Shkodrës, ku ndodhet për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë Kalasë së Rozafës, vendi ku pritet të zhvillohet takimi i Ramës me socialistët e qytetit.

Me pankarta të ngjashme me ato të përdorura në protestat e fundit në Tiranë, protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre në mënyrë paqësore, ndërsa në zonë janë angazhuar edhe forca të policisë për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit.

Kjo është dita e tretë radhazi e protestave në Shkodër. Më herët, aktivistët kanë protestuar në qendër të qytetit dhe përpara Bashkisë Shkodër, ndërsa këtë të hënë kanë zgjedhur të zhvendosen pranë Kalasë së Rozafës, në pritje të mbërritjes së kryeministrit.

Të fundit