Flash News

E-TJERA

Çfarë ndodhi me peticionin “Rama Out”? Nga 1.7 milion firma shifra zbret në 250 mijë brenda pak orësh

Çfarë ndodhi me peticionin “Rama Out”? Nga 1.7 milion

Peticioni online “Rama Out”, i cili po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe që synon largimin e kryeministrit Edi Rama, është përballur me luhatje të forta në numrin e firmëtarëve.

Nisma, e cila u promovua paralelisht me protestën qytetare që po zhvillohet prej 9 ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, numëronte fillimisht rreth 395 mijë firma.

Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, numri i mbështetësve u rrit me ritme të pazakonta, duke kaluar fillimisht në 1.055.595 dhe më pas duke arritur në 1.731.895 firma.

Çfarë ndodhi me peticionin “Rama Out”? Nga 1.7 milion Çfarë ndodhi me peticionin “Rama Out”? Nga 1.7 milion

Pas rritjes së vrullshme të numrit të firmave, gjatë ditës së sotme shifrat pësuan një tkurrje të fortë.

Aktualisht, peticioni numëron 250.415 firma, një diferencë prej më shumë se 1.4 milion nënshkrimesh krahasuar me shifrën më të lartë të raportuar.

Çfarë ndodhi me peticionin “Rama Out”? Nga 1.7 milion

Sipas një njoftimi të publikuar në platformë, peticioni ka qenë objekt i një sulmi masiv nga trafik automatik i krijuar nga botë (robotë), i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në numrin e firmave të regjistruara.

“Peticioni u godit nga një valë e madhe trafiku automatik të botëve. Sulmi zgjati afërsisht dy ditë para se të identifikohej plotësisht. Në fillim, trafiku dukej si aktivitet normal nënshkrimi, por më vonë gjetëm të dhëna të pavlefshme dhe të dyshimta në bazën e të dhënave”, thuhet në sqarimin e publikuar.

Të fundit