Flash News

E-TJERA

Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...

Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të

Debati i nisur pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për influencerët që kanë mbështetur protestat kundër qeverisë, është zhvendosur tashmë në rrjetet sociale, ku protagoniste janë bërë deputetja socialiste Zegjine Çaushi dhe influencerja Dea Mishel Hoxha.

Gjithçka nisi pasi Dea Mishel reagoi publikisht ndaj komenteve të Ramës për blogerët dhe influencuesit që kanë mbështetur protestën qytetare për Zvërnecin dhe dorëheqjen e kryeministrit. Në videon e saj, ajo deklaroi se shumica e influencueseve janë vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa i kujtoi kreut të qeverisë se në radhët e Partisë Socialiste ka figura që, sipas saj, nuk përfaqësojnë të njëjtin standard.

Mes emrave që përmendi ishte edhe deputetja e Fierit, Zegjine Çaushi, për të cilën Dea tha se nuk di të numërojë dhe nuk përbën model për vajzat e reja.

Komentet duket se nuk janë pritur mirë nga deputetja socialiste, e cila ka reaguar drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Në një koment publik, Çaushi e ka ofenduar influenceren duke e quajtur “shëmtirë”.

“Të bësh ironi ti shëmtirë është fundi i botës”, shkroi deputetja.

Përgjigjja e Dea Mishelit nuk vonoi. Influencerja ironizoi reagimin e ligjvënëses socialiste, duke e cilësuar atë si pikërisht shembullin që kishte përshkruar në videon e saj.

“O yll, je fiks çfarë pres nga një analfabete funksionale. Unë dhëmbët i drejtova, prandaj s’po e marr personale. Ti si e ke planin, do mësosh shqip?”, iu përgjigj ajo.

Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të

Më tej, Dea publikoi edhe komente të tjera në "Instastory", ku vijoi ironitë ndaj deputetes, duke pretenduar se kjo e fundit po përdorte foto të montuara dhe po përpiqej të shmangte debatin mbi argumentet që ajo kishte ngritur.

Përplasja vjen në kulmin e tensioneve politike dhe qytetare që kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit, ku një pjesë e njohur e influencerëve dhe personazheve publikë kanë dalë hapur në mbështetje të kauzës kundër projektit në Zvërnec dhe kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Të fundit