Flash News

E-TJERA

Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët

Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700

Mes valës së protestave që po zhvillohen brenda dhe jashtë  vendit, si dhe rritjes së pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisë, peticioni online me sloganin “Rama Out” ka vijuar të zgjerohet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke regjistruar një numër të lartë nënshkrimesh nga qytetarët.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga nisma, peticioni ka arritur në mbi 1 milion e 700 mijë firma. 

Sipas tyre, peticioni pasqyron shqetësime të lidhura me korrupsionin, emigracionin e lartë, rritjen e kostos së jetesës dhe mungesën e besimit ndaj institucioneve.

Nisma vijon të qarkullojë gjerësisht në rrjete sociale, ndërsa numri i nënshkrimeve pritet të rritet më tej në ditët në vijim.

Peticionin mund ta gjeni këtu: ramaout.com

Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700

Të fundit