Flash News

E-TJERA

Po afron mesnata, por protestuesit nuk tërhiqen. Marshim paqësor në rrugët e Tiranës me thirrjet “Rama dorëhiqu”

Po afron mesnata, por protestuesit nuk tërhiqen. Marshim paqësor

Edhe pse ora po i afrohet mesnatës, protestuesit nuk kanë treguar shenja tërheqjeje. Pas më shumë se 5 orësh në shesh dhe në rrugët e kryeqytetit, mijëra qytetarë vijojnë marshimin paqësor në Tiranë, duke mbajtur të pandryshuar energjinë dhe thirrjet kundër qeverisë.

Në ditën e nëntë të protestës qytetare, pjesëmarrësit kanë përshkuar disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke përsëritur sloganet që kanë shoqëruar lëvizjen që nga dita e parë.

“Rama dorëhiqu”, “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me ne” dhe “Poshtë korrupsioni” kanë qenë disa nga thirrjet që janë dëgjuar gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa protestuesit kanë marshuar në mënyrë paqësore nën mbikëqyrjen e forcave të policisë.

Pavarësisht orëve të gjata në këmbë dhe temperaturave të nxehta , qytetarët kanë vijuar të qëndrojnë të mobilizuar, duke e kthyer protestën në një nga tubimet më të gjata dhe më të qëndrueshme të ditëve të fundit.

Të rinj, familjarë, pensionistë dhe qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit kanë vazhduar marshimin në qendër të Tiranës, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.

 

Të fundit