Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!

Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar

Kryeministri Edi Rama ka debatuar dhe nuk ka mbajtur dot nervat me një gazetare rumune, teksa foli për lajmet që kanë qarkulluar se projekti në Zvërnec është pezulluar. I

Në një konferencë me gazetarët europianë, Rama u pyet nga gazetarja nëse projekti është anuluar apo pezulluar, por shefi i qeverisë tha se ende nuk ka një projekt dhe nuk ka çfarë të pezullohet.

Rama: Nuk është anuluar, se s’ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Vini këtu me kokën e mbushur me gënjeshtra që u kanë bllokuar trurin.

Gazetarja: Jo jo unë e kam trurin në rregull...

Rama: Truri e keni në rregull, problemi është sa i hapur është ai për faktet. Nuk është ne rregull. Kemi të tjerë këtu dhe duhet të më thonë nëse kam thënë në fillim që e kemi anuluar projektin, atëherë më duhet të shohim regjistrimin. Keni ardhur e bindur se ka një projekt që është anuluar. Ajo tha që unë thash në fillim që projekti është anuluar. Po talleni me mua apo çfarë. Ajo që në fillim thashë që projekti është anuluar. Seriozisht e keni? Kurrë s’kam thënë që kemi anuluar projektin, s’ka pasur kurrë. Po punohet për projektin, çfarë ka këtu për të mos  u kuptuar. Faktet janë të mërzitshme, por gënjeshtrat janë shumë joshëse.

Që ta anulosh duhet ta kesh një projekt, përndryshe çfarë do të anulosh. Ju nuk shihni asnjë ndryshim mes, nuk ka projekt dhe projekti është anuluar. Prandaj e bëra këtë pyetje, sepse doja që ju ta qartësoni, mos këmbëngulni. Gjyshja ime thoshte që të bësh gabim është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

Gazetarja: Projekti tani është i pezulluar..

Të fundit