Flash News
Goditet call center-i në Tiranë, arrestohen 4 organizatorët, procedohen 49 punonjës
Detaje të reja nga zhdukja e 34-vjeçarit, policia zhvendos kërkimet për trupin në Pëllumbas dhe Qafëmollë
Rama i quajti 'meme-mania': Si u kthyen pankarat në armën kryesore të protestës
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite 6 interpelanca
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Të rinjtë largohen, tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë

Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona në tremujorin e parë 2026 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa nevojat e tregut të punës po plotësohen me pensionistë.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15–29 vjeç ka rënë me rreth 14.4 mijë persona krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një tkurrje të fortë prej 8%.
Edhe grupmosha kryesore e tregut të punës, 30–64 vjeç, ka pësuar një rënie me mbi 18 mijë të punësuar, ose 2.1% më pak në terma vjetorë. Këto dy kategori përbëjnë bazën e fuqisë punëtore dhe rënia e tyre tregon dobësim të ndjeshëm të potencialit ekonomik të vendit.
Në të kundërt, dinamika është krejt tjetër për moshat mbi 64 vjeç. Numri i të punësuarve në këtë kategori që përfaqësohet nga pensionistët arriti në 140,713 persona dhe është rritur me rreth 17.7 mijë persona ose 14.4% më shumë për të njëjtën periudhë krahasimi.
Pensionistët e punësuar arritën në 12.2 % të totalit të të punësuarve në tremujorin e parë 2026 nga 10.5% në tremujorin e parë të vitit 2025.
Teksa vendi humbet me shpejtësi punonjës në moshë aktive, pjesëmarrja e të moshuarve po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të mbajtur në këmbë aktivitetin ekonomik. Një kombinim faktorësh, nga emigracioni i të rinjve dhe plakja e popullsisë, deri te nevoja ekonomike i shtyn pensionistët të vazhdojnë të punojnë.
Nëse kjo prirje vijon, tregu i punës rrezikon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore në vitet në vijim, ndërsa barra për të mbajtur ekonominë aktive po zhvendoset tek pensionistët.
Rënia e fortë e të punësuarve në moshë pune sinjalizon që baza prodhuese e vendit po tkurret. Janë pikërisht të rinjtë dhe grup-mosha aktive që zakonisht mbajnë peshën kryesore të rritjes ekonomike, sepse janë më të prirur për të hyrë në sektorë të rinj, për të adoptuar teknologji dhe për të krijuar vlerë të shtuar. Nëse zvogëlohet, ekonomia humbet gradualisht ritmin dhe aftësinë për t’u zhvilluar.
Në anën tjetër rritja e punësimit te pensionistët nuk reflekton një zgjerim cilësor të tregut të punës, por më shumë një përshtatje ndaj mungesës. Të moshuarit që vazhdojnë të punojnë e bëjnë shpesh për arsye ekonomike dhe zakonisht në aktivitete më pak produktive, më tradicionale dhe jo gjithmonë formale. Kjo e zhvendos ekonominë drejt një strukture ku mbizotërojnë sektorë me produktivitet më të ulët dhe me më pak potencial për rritje.
Ndërsa ekonomia ka nevojë për më shumë energji, inovacion dhe zgjerim për tu përshtatur me revolucionin digjital, ajo po mbështetet gjithnjë e më shumë te një forcë pune që nuk është projektuar për të përballuar këto role. Nëse kjo prirje vazhdon, rreziku nuk është vetëm mungesa e punonjësve, por një ekonomi që funksionon me potencial më të ulët se sa mundësitë që ka./ Monitor
Të fundit
Goditet call center-i në Tiranë, arrestohen 4 organizatorët, procedohen 49 punonjës
11 Qershor 2026, 09:43
Déjà vu mund të mos jetë një gabim i trurit, por një...
11 Qershor 2026, 09:32
SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme ajrore për ditën e dytë radhazi
11 Qershor 2026, 08:59
Rama i quajti 'meme-mania': Si u kthyen pankarat në armën kryesore të protestës
11 Qershor 2026, 08:49
Të rinjtë largohen, tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë
11 Qershor 2026, 08:32
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite 6 interpelanca
11 Qershor 2026, 08:14
Temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte
11 Qershor 2026, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Qershor 2026, 07:48
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari
10 Qershor 2026, 22:32
Qytetarët ironi me kryeministrin: Të pastrojmë edhe Ramën, por edhe plehrat
10 Qershor 2026, 21:48
Deputetja e PS 'në hall' për revoltën e shqiptarëve: Po na prishin punë me turizmin
10 Qershor 2026, 21:24
“Mos e lëshoni frontin!”, ish oficeri në protestë: Më japin pension që të rri urtë
10 Qershor 2026, 20:40
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14