Flash News

E-TJERA

Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit

Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante

Një operacion i gjerë kontrolli në Portin e Durrësit ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar që dyshohet të jenë diamante, si dhe një pajisje elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.

Operacioni është zhvilluar nga Dogana e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, gjatë disa kontrolleve të ushtruara në mjete që kishin mbërritur nga Italia.

Njoftimi: 

Dogana Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, bllokuan ditën e sotme gjatë disa kontrolleve të kryera në Portin e Durrësit një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.

Gjatë kontrollit të një automjeti të mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, u konstatua një valixhe që përmbante aparaturën detektuese dhe disa aksesorë të montueshëm.

Gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një tjetër automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet. Në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit. Rastet iu referuan strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore. 

Të fundit