Flash News

E-TJERA

Ish-luftëtari i UÇK-së: Arrestuan vëllanë tim sepse krahasova në protestë Ramën me Çausheskun!

Ish-luftëtari i UÇK-së: Arrestuan vëllanë tim sepse

Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, ka ngritur akuza të forta nga podiumi i protestës së sotme përpara qindra qytetarëve, duke deklaruar se ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre po ushtrohet presion, shantazh dhe represion nga strukturat shtetërore.

Ai u ndal edhe te një rast personal, duke pretenduar se pas fjalimit të tij në protestën e një dite më parë, Policia ka shoqëruar dhe arrestuar vëllanë e tij në Roskovec, siç tha ai, për shkak të një deklarate ku kryeministri Edi Rama ishte krahasuar me diktatorin Çaushesku.

“Qeveria kriminale e Ramës dhe njerëzit e saj kanë nisur presionet ndaj protestuesve. Sot kanë shkuar dhe kanë arrestuar vëllanë tim në Roskovec, vetëm pse unë dje e krahasova me Çausheskun”, u shpreh ai.

Më tej, Zotaj deklaroi se problemi i tij me qeverinë nuk është personal, por institucional, duke e lidhur situatën me atë që e cilëson si abuzim me pushtetin dhe sjellje arrogante të qeverisë. Ai theksoi se protesta do të vijojë pavarësisht presioneve.

“Nuk është çështje personale me mua, por një problem institucional. Kërcënimet dhe presionet që vijnë përmes njerëzve të qeverisë na bëjnë edhe më të vendosur. Jemi të gatshëm të shkojmë deri në fund për t’i dhënë fund kësaj situate”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, ai i bëri thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të reagojë ndaj situatës politike në vend, ndërsa përsëriti thirrjet për dorëheqje dhe ndëshkim të zyrtarëve të lartë.

“Ne i bëjmë thirrje edhe institucioneve ndërkombëtare të reagojnë. Populli nuk mund të shtypet. Forca jonë është e pandalshme”, u shpreh Zotaj.

Të fundit