Flash News

E-TJERA

“Mos e lëshoni frontin!”, ish oficeri në protestë: Më japin pension që të rri urtë

“Mos e lëshoni frontin!”, ish oficeri në protestë:

Ish-oficeri i Policisë, Krenar Ahmeti, i është bashkuar protestës së mbajtur përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku ka mbajtur një fjalim para qytetarëve, duke bërë thirrje për vijimin e tubimeve dhe qëndrueshmëri në protestë.

Ai iu drejtua veçanërisht të rinjve me tone urdhëruese, duke i kërkuar të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë “frontin” e protestës, siç e cilësoi ai.

“Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive”, u shpreh Ahmeti.

Ai foli edhe për jetën e tij profesionale, duke deklaruar se formimi i tij si oficer ka kushtuar miliona euro dhe se sot ndodhet në një situatë tjetër ekonomike, duke punuar si shofer dhe duke marrë pension të parakohshëm.

“Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua. Sot punoj shofer, m arr pension të parakohshëm, dhe më japin pension që të rri urtë”, tha ai.

Ahmeti vijoi më tej me thirrje për rezistencë dhe pjesëmarrje të vazhdueshme në protestë, duke theksuar se situata, sipas tij, kërkon reagim të fortë qytetar dhe institucional.

Të fundit