Flash News

E-TJERA

Pamjet spektakolare me dron: Një “det” njerëzish pushton bulevardin, mijëra shqiptarë marshojnë kundër Ramës

Pamjet spektakolare me dron: Një “det” njerëzish pushton

Pamjet ajrore të transmetuara mbrëmjen e sotme kanë zbuluar përmasat e mëdha të protestës qytetare në Tiranë, ku qindra mijëra shqiptarë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët përreth, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pamjet me dron tregojnë një lumë njerëzish që shtrihet përgjatë bulevardit dhe rrugëve kryesore të kryeqytetit, ndërsa marshimi i protestuesve vijon për orë të tëra nën thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi”, “Ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkohuni me ne”.

Mes flamujve kuqezi, pankartave dhe simboleve kombëtare, mijëra të rinj, familje, dhe të moshuar janë bërë pjesë e protestës që ka hyrë në ditën e saj të 11-të. Pamjet ajrore pasqyrojnë jo vetëm numrin e madh të pjesëmarrësve, por edhe shtrirjen e marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Protestuesit shprehen se revolta e tyre lidhet me pakënaqësitë ndaj qeverisjes, korrupsionit, largimit masiv të të rinjve, kostos së jetesës, gjendjes së arsimit dhe shëndetësisë, si dhe kundërshtimin ndaj projektit të debatueshëm në Zvërnec.

Sipas organizatorëve, protesta ka bashkuar shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora, duke e kthyer tubimin në një manifestim qytetar me përmasa kombëtare. Pamjet me dron tregojnë një nga pjesëmarrjet më të mëdha të regjistruara deri tani në këtë valë protestash, ndërsa turma vijon marshimin në rrugët e kryeqytetit me të njëjtin entuziazëm dhe vendosmëri.

 

Të fundit