Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite 6 interpelanca

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite 6

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të enjte seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politike, teksa protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 12-të radhazi.

Në fokus të seancës do të jenë interpelancat me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe me kryeministrin Edi Rama. Në total janë parashikuar gjashtë interpelanca, shumica e të cilave janë kërkuar nga deputetë të opozitës për çështje që lidhen me administrimin e institucioneve dhe politikat qeveritare.

Deputetët do të kërkojnë sqarime edhe nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, ndaj të cilit janë planifikuar dy interpelanca të veçanta.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Të fundit