Flash News

E-TJERA

Goditet call center-i në Tiranë, arrestohen 4 organizatorët, procedohen 49 punonjës

Goditet call center-i në Tiranë, arrestohen 4 organizatorët,

Policia e Tiranës ka goditur një call center të dyshuar për mashtrime kompjuterike.

Sipas autoriteteve, ambienti i përshtatur në katin e dytë të një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta” shërbente si qendër për veprimtari mashtruese online. Ndërhyrja është realizuar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Krimet Kibernetike të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar në flagrancë katër shtetas, të dyshuar si organizatorë dhe drejtues të veprimtarisë. Ata janë identifikuar me inicialet E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin dhe drejtonin grupet e punonjësve.

Gjithashtu, gjatë ndërhyrjes, në ambientet e call center-it janë kapur në flagrancë 49 punonjës, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Policia ka sekuestruar gjithsej 107 pajisje elektronike, përfshirë 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad, si dhe materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për aktivitetin e mashtrimit online.

Të fundit