Flash News

E-TJERA

Bie nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë 27-vjeçarja në Vlorë

Bie nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë 27-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lungomare në Vlorë, ku një 27 vjeçare ka rënë nga kati i shtatë i një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe po hetohet nëse e reja është hedhur vetë apo ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pemët e ndodhura poshtë pallatit kanë amortizuar fillimisht rënien, duke bërë që 27-vjeçarja të transportohej me shenja jete drejt spitalit.

Megjithatë, ajo nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

Të fundit