Flash News
Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata! Ishte një ndalim hyrje në SHBA
Zyrtare/ SHBA heq sanksionin 'non-grata' për Sali Berishën
Goditet call center-i në Tiranë, arrestohen 4 organizatorët, procedohen 49 punonjës
Detaje të reja nga zhdukja e 34-vjeçarit, policia zhvendos kërkimet për trupin në Pëllumbas dhe Qafëmollë
Rama i quajti 'meme-mania': Si u kthyen pankarat në armën kryesore të protestës
Si u përhap “Revolucioni i flamingove” nga resorti i Kushner te elita politike

Ndërsa protestat në Tiranë kanë hyrë në javën e dytë, ato janë përshkallëzuar nga kundërshtimi ndaj dy resorteve të planifikuara me vlerë 5 miliardë euro (5.7 miliardë dollarë), të lidhura me Jared Kushner dhe të parashikuara në zona me ndjeshmëri të lartë ekologjike, në kërkesën që e gjithë klasa politike shqiptare të largohet nga pushteti.
Zemërimi shpërtheu në bregdet më 30 maj, kur fadromat nisën punimet në njërin prej këtyre projekteve. Protestat u përhapën në kryeqytet dy ditë më vonë. Që prej asaj kohe, çdo mbrëmje në orën 18:00, mijëra qytetarë janë mbledhur në një shesh qendror dhe kanë marshuar përgjatë bulevardit kryesor drejt Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj kombëtarë, pankarta të përgatitura vetë dhe postera proteste.
Pa një drejtim formal, marshimet po organizohen përmes rrjeteve sociale dhe po mbledhin studentë, aktivistë mjedisorë, qytetarë e profesionistë.
Videot e xhiruara gjatë “Revolucionit të Flamingove” — i quajtur kështu për shkak të shpendëve që rrezikohen nga projektet luksoze — janë shpërndarë masivisht në TikTok dhe Instagram, duke ndihmuar në mbajtjen gjallë të protestës.
Protestuesit thonë se si Partia Socialiste në pushtet, ashtu edhe Partia Demokratike e Sali Berishës, janë të korruptuara dhe të gatshme ta shesin vendin te më i forti financiarisht, pa shumë kujdes për natyrën dhe bukurinë e tij.
Dy partitë kanë dominuar politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve ’90. Rama është në pushtet prej 13 vitesh, ndërsa Berisha, 81 vjeç, ish-kryeministër dhe ish-president, është sanksionuar nga SHBA për akuza korrupsioni.
Shqipëria nuk është e panjohur me protestat. Gjatë tri dekadave të fundit ka pasur të paktën shtatë valë të mëdha protestash.
Më e madhja ishte ajo e vitit 1997, kur shembja e skemave piramidale, të mbështetura në mënyrë të tërthortë nga Partia Demokratike në pushtet, e futi vendin në krizë ekonomike dhe shkaktoi revolta, gjatë të cilave u vranë rreth 2,000 njerëz.
Por kjo valë është ndryshe: kryesisht paqësore dhe krahasimisht e vogël, por në rritje, ajo është shndërruar njëkohësisht në akt politik dhe ngjarje shoqërore.
“Kjo është ndoshta protesta e parë në Shqipëri në 30 vjet ku njerëzit dalin në shesh krejtësisht vetë, pa ndonjë shtysë të madhe politike,” tha Fitim Zekthi, analist dhe pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.
“Edhe sikur të përfundonte sot dhe nesër të mos kishte asnjë zhvillim tjetër, kjo protestë tashmë ka bërë diçka shumë të madhe: ka treguar se njerëzit mund të reagojnë.”
“Qeveria dhe e gjithë klasa politike shqiptare tani po mendojnë me kujdes për atë që po shohin. Mendoj se politika shqiptare nesër nuk do të jetë njësoj siç ishte dje. Do të ketë një lloj tjetër llogaridhënieje dhe një reagim tjetër publik”, shtoi ai.
Projektet e resorteve në ishullin e Sazanit dhe në gadishullin e Zvërnecit, të mbështetura nga kompania investuese e Kushner, Affinity Partners, kanë tërhequr vëmendjen e Komisionit Europian.
Ky i fundit i ka shprehur shqetësime ministrit shqiptar të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, për “mangësi të mundshme” dhe ka paralajmëruar se rruga e anëtarësimit të vendit mund të vihet në rrezik nëse shpërfillen rregullat mjedisore të BE-së.
“Dua të theksoj se Shqipëria duhet të shmangë çdo veprim që mund të cenojë përmbushjen e kriterit përmbyllës,” tha zëdhënësi i Komisionit, Guillaume Mercier, në një konferencë më 9 qershor.
“Presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë.”
Rama, 61 vjeç, deri më tani i ka refuzuar thirrjet për ndalimin e projekteve, duke i paraqitur ato si pjesë të një shtyse drejt turizmit elitar, që sipas tij do të sjellë më shumë investime dhe vende pune. Ai këmbëngul se projekti në Zvërnec do të vijojë.
Qeveria thotë se dy projektet po ndjekin rrugë të ndryshme: ai i Sazanit përfshin tokë publike dhe është ende në negociata me shtetin, ndërsa projekti i Zvërnecit ndodhet në tokë private. Edhe pse në atë zonë kanë nisur punimet përgatitore, Rama ka deklaruar vazhdimisht se asnjëri prej projekteve nuk ka marrë miratimin përfundimtar dhe se procedurat mjedisore e të tjera ende nuk janë përmbyllur.
Kryeministri ka kundërshtuar gjithashtu thirrjet për dorëheqjen e tij, duke thënë se më shumë se 800 mijë njerëz votuan për të në zgjedhjet e vitit të kaluar, rreth 52% e votave të hedhura. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale më 6 qershor, ai la të kuptohej se pjesëmarrja në protestë nuk ishte aq e madhe sa për të vënë në pikëpyetje mandatin e tij
Në Tiranë, marshimet e përnatshme nisin nga Sheshi Skënderbej, më i madhi i qytetit, ku ndodhen Banka e Shqipërisë, Biblioteka Kombëtare, Pallati i Kulturës dhe një xhami.
Drejtuesit e mjeteve të bllokuara në trafik u bien borive në shenjë solidariteti, ndërsa protestuesit lëvizin nëpër rrugë. Aktivistët mjedisorë ofrojnë mikrofona dhe altoparlantë, duke krijuar një podium të hapur ku çdokush mund t’i drejtohet turmës.
“Ne duam të ndryshojmë mënyrën se si qeverisemi,” tha një protestues të martën në mbrëmje.
“Duam të ndërtojmë një shtet të bazuar te ligji dhe drejtësia. Zvërneci ishte pika që derdhi kupën.”
Protestuesit kërkojnë që qeveria të shfuqizojë kuadrin e investimeve strategjike, i cili u lejon projekteve të mëdha të kalojnë më shpejt procedurat e miratimit dhe u jep zhvilluesve akses në mbështetje shtetërore, leje dhe, në disa raste, tokë publike. Sipas tyre, ky mekanizëm është kthyer në një rrugë të shkurtër për projekte ndërtimi të lidhura politikisht, në vend që të shërbejë si mjet zhvillimi në interes publik.
Ata kërkojnë gjithashtu që Shqipëria të zhbëjë ndryshimet e fundit në ligjet për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore, duke argumentuar se rregullat e reja dobësojnë mbrojtjen e territoreve që duhet të ruhen nga ndërtimet. Në listën e shqetësimeve të tyre është shtuar edhe një plan i veçantë qeveritar për zhvillimin e zonave malore.
Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit e 91-ta nga 182 vende dhe territore në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, me 39 pikë nga 100. Organizata thotë se korrupsioni mbetet një sfidë e rëndësishme dhe i lidh rreziqet e korrupsionit në rajon me institucionet e dobëta demokratike dhe mekanizmat e pamjaftueshëm të llogaridhënies.
Për Tana Shehun, një shqiptare në të 70-at, e cila iu bashkua protestës në Tiranë këtë javë, tubimet rikthyen kujtime nga ditët e fundit të komunizmit. Ajo tha se ndihej krenare për të rinjtë që sot janë në rrugë.
“A nuk e shihni se ata po ndryshojnë botën?” pyeti Shehu.
“Jam këtu për t’i mbështetur dhe për t’u thënë se nuk janë vetëm.”
Të fundit
Protesta për largimin e Ramës, Tabaku: Revolta është kundër sistemit që punon për pakicën
11 Qershor 2026, 13:23
Ndryshon matematika e Ballës për protestën: Dje ishin më shumë se 2000 veta
11 Qershor 2026, 13:15
‘Ndëshkohet’ brezi i tranzicionit, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025
11 Qershor 2026, 12:59
Plagosje me thikë në Lushnje, arrestohet 19-vjeçari
11 Qershor 2026, 12:36
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina
11 Qershor 2026, 12:24
Deputetët e PD-së bllokojnë Manjën, këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: Rama jepe dorëheqjen
11 Qershor 2026, 12:15
Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata! Ishte një ndalim hyrje në SHBA
11 Qershor 2026, 12:07
Si u përhap “Revolucioni i flamingove” nga resorti i Kushner te elita politike
11 Qershor 2026, 12:00
SHBA heq ‘non-gratën’ për Berishën, Balla kërkon “vulën zyrtare”
11 Qershor 2026, 11:54
Pas lajmit nga SHBA, Berisha pritet në oborrin e Kuvendit nga deputetët e PD
11 Qershor 2026, 11:28
Zhdukja e Eglant Koçit/ Rrëzohet pista e arratisjes, policia alarmon spitalet
11 Qershor 2026, 11:16
Protesta në rrugë, filozofia e Ballës në Kuvend: Ne kemi kartonët, projekti nuk do ndalet
11 Qershor 2026, 11:07
Berisha pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, u krye
11 Qershor 2026, 10:55
Zyrtare/ SHBA heq sanksionin 'non-grata' për Sali Berishën
11 Qershor 2026, 10:52
Bie nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë 27-vjeçarja në Vlorë
11 Qershor 2026, 10:28
“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, opozita zbarkon me pankarta në Kuvend
11 Qershor 2026, 10:08
“Po paketoj librat”, Vuçiç paralajmëron largimin nga Presidenca
11 Qershor 2026, 09:59
Goditet call center-i në Tiranë, arrestohen 4 organizatorët, procedohen 49 punonjës
11 Qershor 2026, 09:43
Déjà vu mund të mos jetë një gabim i trurit, por një...
11 Qershor 2026, 09:32
SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme ajrore për ditën e dytë radhazi
11 Qershor 2026, 08:59
Rama i quajti 'meme-mania': Si u kthyen pankarat në armën kryesore të protestës
11 Qershor 2026, 08:49
Të rinjtë largohen, tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë
11 Qershor 2026, 08:32
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite 6 interpelanca
11 Qershor 2026, 08:14
Temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte
11 Qershor 2026, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Qershor 2026, 07:48
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari
10 Qershor 2026, 22:32
Qytetarët ironi me kryeministrin: Të pastrojmë edhe Ramën, por edhe plehrat
10 Qershor 2026, 21:48
Deputetja e PS 'në hall' për revoltën e shqiptarëve: Po na prishin punë me turizmin
10 Qershor 2026, 21:24
“Mos e lëshoni frontin!”, ish oficeri në protestë: Më japin pension që të rri urtë
10 Qershor 2026, 20:40
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47