Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshon matematika e Ballës për protestën: Dje ishin më shumë se 2000 veta

Ndryshon matematika e Ballës për protestën: Dje ishin më

Protesta masive qytetare që po zhvillohet prj 11 ditësh në Tiranë ka shkaktuar një çekuilibër në kampin rozë, duke filluar nga Rama me gjestet dhe deklaratat seksiste, deri te deputetët që shajnë dhe ofendojnë protestuesit, VIP-at dhe mediat ndërkombëtare.

Një rast i tillë është edhe Taulant Balla i cili pak ditë më parë, mori rolin e kameramanit duke e mësuar Reuters se çfarë planesh duhet të kapë në protestë, për të treguar se ty ka më pak se 2 mijë veta.

Mirëpo sot, Balla ndryshoi formulën e llogaritjes së numrit të protestuesve. Socialisti tha se në protestën e djeshme kanë qenë më shumë se 2 mijë veta.

“Dje ishin më shumë se 2000 veta se ishte protestë kombëtare jo lokale. Protesta nisi për flamingot dhe bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo. Jam kundër çdo thirjrje antisemite, kundër diskriminmit. Sa i përket thelbit të protestës, deri kur të ketë një përfaqësi të protestës do të komentoj edhe rreth kërkesave”, tha Balla.

Të fundit