Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me tritol pranë familjes Nikulaj, arrestohet një nga autorët e dyshuar

Shpërthimi me tritol pranë familjes Nikulaj, arrestohet një nga

Është arrestuar një nga autorët e dyshuar për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Balldre, ku një shpërthim me tritol u regjistrua në afërsi të banesave të familjes Nikulaj.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi A. A., 55 vjeç. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorit i tij E. Z., 35 vjeç.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. Z., 35 vjeç, banues në Krujë dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

Të fundit