Flash News

E-TJERA

Kostot e larta ‘zhdukin’ prodhimet vendase, bie ndjeshëm kultivimi i grurit në qarkun e Fierit

Kostot e larta ‘zhdukin’ prodhimet vendase, bie ndjeshëm

Kultivimi i grurit në qarkun e Fierit nga viti në vit po shënon ulje të sipërfaqeve të mbjella, në rreth 2 mijë hektarë më pak krahasuar me një vit më parë.

Në fakt, në terren dëshmitë e fermerëve që kultivojnë këtë kulturë dhe tashmë kanë nisur korrjen, pohojnë se sipërfaqet e reduktuara me grurë janë akoma më të mëdha.

Fermerët tregojnë edhe arsyet e kësaj situate, e cila pritet të përkeqësohet akoma më shumë në vitet pasardhëse.

Dikur Myzeqeja njihej si “Hambari i Shqipërisë”, duke furnizuar një pjesë të madhe të vendit me drithëra. Sot, shifrat tregojnë një realitet tjetër: sipërfaqet e mbjella me grurë po tkurren dhe prodhimi po bie, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e kësaj kulture tradicionale në një nga zonat më pjellore të vendit. /A2 CNN

Të fundit