Flash News

E-TJERA

Zhdukja e Eglant Koçit/ Rrëzohet pista e arratisjes, policia alarmon spitalet

Zhdukja e Eglant Koçit/ Rrëzohet pista e arratisjes, policia alarmon

Hetimet për zbardhjen e fatit të Eglant Koçit vijojnë, ndërsa autoritetet po kërkojnë në disa zona të Tiranës personin e dyshuar si autor të krimit, Armand Shakajn.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, Shakaj nuk rezulton të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mësuar se 41-vjeçari vuan nga një problem shëndetësor, çka ka bërë që policia të vërë në gatishmëri edhe spitalet publike dhe private.

Uniformat blu kanë kërkuar bashkëpunimin e personelit mjekësor në rast se Shakaj paraqitet për të marrë ndihmë shëndetësore.

Paralelisht, hetimet janë përqendruar në zonat e Pëllumbasit, Qafëmollës dhe Malit me Gropa, ku dyshohet se mund të jetë groposur trupi i Eglant Koçit. Kërkimet janë intensifikuar pas dëshmive të disa banorëve në Pëllumbas, të cilët kanë deklaruar se kanë parë automjetin e Armand Shakajt në këtë zonë.

Shakaj u mor fillimisht në pyetje për zhdukjen e të riut, por më pas humbi kontaktet dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Dyshimet ndaj tij u shtuan pasi familjarët e Eglant Koçit e identifikuan si personin e fundit që kishte pasur kontakte me të.

Familja e viktimës e njihte prej kohësh 41-vjeçarin, pasi nëna e Eglantit kishte punuar në lokalin e tij. Megjithatë, hetuesit ende nuk kanë arritur të përcaktojnë se çfarë e çoi marrëdhënien mes dy miqve drejt një fundi tragjik.

Një nga pistat që po verifikohet lidhet me një aktivitet të mundshëm në fushën e kriptovalutave, por deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi motivin e ngjarjes.

Të fundit