Flash News

E-TJERA

15-vjeçari u mbyt në pishinë, arrestohet pronari, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë Gjirokastër

15-vjeçari u mbyt në pishinë, arrestohet pronari,

Pronari i pishinës “GLOW”, Ermal Koko, është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 15-vjeçar gjatë qëndrimit në ambientet e pishinës.

Sipas të dhënave paraprake, Koko është ndaluar në flagrancë nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “Shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”, e parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Veprimet hetimore janë kryer në praninë e prokurores së gatshme, Blerina Musabelli, e cila po ndjek procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, kur 15-vjeçari Arbër Peçi humbi jetën në pishinë, duke tronditur komunitetin lokal dhe duke vënë në lëvizje menjëherë autoritetet.

Të fundit