Flash News
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata! Ishte një ndalim hyrje në SHBA
Zyrtare/ SHBA heq sanksionin 'non-grata' për Sali Berishën
Goditet call center-i në Tiranë, arrestohen 4 organizatorët, procedohen 49 punonjës
Detaje të reja nga zhdukja e 34-vjeçarit, policia zhvendos kërkimet për trupin në Pëllumbas dhe Qafëmollë
Shkrimtarja e njohur mbështet protestën: Rama, s'ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban për ambicien tënde të sëmurë

Shkrimtarja e njohur shqiptare Elvira Dones ka reaguar publikisht në mbështetje të protestave qytetare që prej 12 ditësh po mbledhin mijëra qytetarë në Tiranë.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka drejtuar kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për arrogancë, shpërfillje ndaj qytetarëve dhe mungesë reflektimi përballë pakënaqësisë në rritje.
Dones shprehet se protestuesit po ngrihen për dinjitetin dhe të ardhmen e vendit, ndërsa i bën thirrje kryeministrit të largohet dhe t’i japë Shqipërisë mundësinë të “marrë frymë”.
Postimi i plotë:
Nuk di si fle e si zgjohet Kryeministri shqiptar; nuk kam si ta di.
Platoni, në veprën e tij “Republika” përqaste gjumin me botën e hijeve dhe iluzioneve, duke sugjeruar se mendja gjatë gjumit sjell në sipërfaqe refleksione të realitetit, më shumë (apo në vend) të së vërtetës. Gjatë fjetjes, subkoshienca – e cila gjatë ditës normalisht shtyp e nënshtron natyrën bestiale të individit – gjatë natës nuk na lë të qetë. E vërteta dhe perceptimi vetjak i realitetit janë gjithmonë në luftë mes tyre.
E mora larg e larg. Por larg jam, fizikisht, këto javë, nga vendlindja e edhe nga Zvicra, vendi adoptiv. Kam ndjekur e ndjek netëve e çdo mëngjes, përshkuar nga emocione që i afrohen tërmetit emocional.
Nuk kam fjalë të mënçura, pasi shumë pena të ndritura në Shqipëri e në diasporë kanë shkruar bukur, kthjelltë. Nuk do të dija të shkruaja më mirë.
Por ja, e kam me këtë punën e gjumit. Si fle Edi Rama? Përpos arrogancës, gënjeshtrave e talljeve e bërbuzjes që u bën turmave në sheshe; përpos akuzave të komploteve ndërkombëtare. Është në vështirësi, edhe se më mirë vdes se t’ia pranojë vetes. Hamendësoj se edhe skllevërit e administratës së tij janë në sëkëlldi, por më mirë bëjnë sepuku se të marrin guximin t’i thonë bosit: Po shkojmë në vetvrasje.
Ajo që unë shoh është mrekullia e turmave në sheshe.
Ata njerëz flenë mirë: nipat e mi flenë mirë, të moshuarit dhe brezi i ri i palidhur nga zinxhirët e partive flenë mirë..
Kush po proteston fle mirë, pasi e di që po bën diçka për vendin, sepse kur thika të ka kaluar tej e tej nuk ke më ç’të humbasësh. Por mund t’i thonë vetes se aty ishin. Protestojnë sfilitur nga ulja e kokës; sfilitur nga të qënit konsideruar flora e fauna.
Edi Rama, në 2013 të besuam. Unë mes shumë të tjerëve, duke shpresuar në një tjetër Shqipëri. Personalisht mendoj se ishte gabimi më i madh që bëra. Errare humanum est. Shqipja jote dikur, Rama, ishte brilante. Ti ishe njeriu jashtë skemave; edhe ekscentrizmi yt na u duk i denjë për një tjetër Shqipëri.
Tani Edi Rama edhe shqipja jote është varfëruar. Kur të dëgjoj e lexoj më kapin mornicat.
Tani të ftoj ta lësh vendin të marrë frymë. Forca jote aktuale është një opozicion qesharak, i cili të përshtatet.
Por, Rama, lëre Shqipërinë të bëjë gabime të tjera.
Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban për ambicien tënde të sëmure.
Të fundit
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10
Partia Demokratike nxjerr ‘dosjen’ e 13 viteve të qeverisjes Rama
11 Qershor 2026, 15:37
Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë
11 Qershor 2026, 15:17
Korigjimi i një padrejtësie...
11 Qershor 2026, 14:59
Non grata nga Tirana, kronologjia e një historie manipulimi
11 Qershor 2026, 14:50
Momente tmerri në Londër, vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë
11 Qershor 2026, 14:31
Shpërthimi me tritol pranë familjes Nikulaj, arrestohet një nga autorët e dyshuar
11 Qershor 2026, 14:19
GJKKO dënon 12 të pandehur për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftën në Siri
11 Qershor 2026, 14:09
e-Albania në shëndetësi: Sfidat që hasin qytetarët
11 Qershor 2026, 13:58
Heroinë nga RMV-ja drejt Shqipërisë, arrestohen 2 persona
11 Qershor 2026, 13:49
Nis sonte Botërori, 48 skuadra në garë për një trofe
11 Qershor 2026, 13:37
Protesta për largimin e Ramës, Tabaku: Revolta është kundër sistemit që punon për pakicën
11 Qershor 2026, 13:23
Ndryshon matematika e Ballës për protestën: Dje ishin më shumë se 2000 veta
11 Qershor 2026, 13:15
‘Ndëshkohet’ brezi i tranzicionit, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025
11 Qershor 2026, 12:59
Plagosje me thikë në Lushnje, arrestohet 19-vjeçari
11 Qershor 2026, 12:36
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina
11 Qershor 2026, 12:24
Deputetët e PD-së bllokojnë Manjën, këndojnë ‘refrenin’ e protestuesve: Rama jepe dorëheqjen
11 Qershor 2026, 12:15
Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata! Ishte një ndalim hyrje në SHBA
11 Qershor 2026, 12:07
Si u përhap “Revolucioni i flamingove” nga resorti i Kushner te elita politike
11 Qershor 2026, 12:00
SHBA heq ‘non-gratën’ për Berishën, Balla kërkon “vulën zyrtare”
11 Qershor 2026, 11:54
Pas lajmit nga SHBA, Berisha pritet në oborrin e Kuvendit nga deputetët e PD
11 Qershor 2026, 11:28
Zhdukja e Eglant Koçit/ Rrëzohet pista e arratisjes, policia alarmon spitalet
11 Qershor 2026, 11:16
Protesta në rrugë, filozofia e Ballës në Kuvend: Ne kemi kartonët, projekti nuk do ndalet
11 Qershor 2026, 11:07
Berisha pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, u krye
11 Qershor 2026, 10:55
Zyrtare/ SHBA heq sanksionin 'non-grata' për Sali Berishën
11 Qershor 2026, 10:52
Bie nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë 27-vjeçarja në Vlorë
11 Qershor 2026, 10:28
“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, opozita zbarkon me pankarta në Kuvend
11 Qershor 2026, 10:08
“Po paketoj librat”, Vuçiç paralajmëron largimin nga Presidenca
11 Qershor 2026, 09:59
Goditet call center-i në Tiranë, arrestohen 4 organizatorët, procedohen 49 punonjës
11 Qershor 2026, 09:43
Déjà vu mund të mos jetë një gabim i trurit, por një...
11 Qershor 2026, 09:32
SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme ajrore për ditën e dytë radhazi
11 Qershor 2026, 08:59
Rama i quajti 'meme-mania': Si u kthyen pankarat në armën kryesore të protestës
11 Qershor 2026, 08:49
Të rinjtë largohen, tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë
11 Qershor 2026, 08:32
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite 6 interpelanca
11 Qershor 2026, 08:14
Temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte
11 Qershor 2026, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Qershor 2026, 07:48
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari
10 Qershor 2026, 22:32
Qytetarët ironi me kryeministrin: Të pastrojmë edhe Ramën, por edhe plehrat
10 Qershor 2026, 21:48
Deputetja e PS 'në hall' për revoltën e shqiptarëve: Po na prishin punë me turizmin
10 Qershor 2026, 21:24
“Mos e lëshoni frontin!”, ish oficeri në protestë: Më japin pension që të rri urtë
10 Qershor 2026, 20:40
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51