Flash News

E-TJERA

Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri

Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam

I pranishëm në ditën e 12-të të protestës qytetare në Tiranë, një ish-oficer me 45 vite karrierë deklaroi se i është bashkuar lëvizjes për të kërkuar largimin e qeverisë.

Ai theksoi në News 24 se megjithëse vjen nga e majta, nuk mund të pranojë mënyrën se si qeveriset vendi dhe akuzoi drejtuesit politikë se janë shkëputur nga qytetarët. Sipas tij, shpresa për ndryshim qëndron te rinia, e cila duhet ta çojë protestën deri në fund për të sjellë një produkt konkret politik.

 “Jam ish oficer prej 45 vitesh. Jam në protestë dhe do vazhdoj. Kam dalë që të largohet kjo qeveri, u bënë mbretër, Në vend që të jetë shërbëtor i popullit, ai tallet me popullin. Unë jam i majtë por ai tallet me popullin, Po nuk pati kjo protestë një produkt, Shqipëria është në skëterrë. Dhe këtë do ta bëjë rinia dhe vetëm rinia. Siç e ka nisur dhe të mos e lërë deri në fund”, u shpreh ai.

 

 

 

Të fundit