Flash News

E-TJERA

Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës

Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e

Po zhvillohet sot në Tiranë protesta e 12-të radhazi kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike, me qytetarët që vijojnë të kërkojnë ndryshim përmes thirrjeve “O sot, o kurrë”.

Tubimi është shoqëruar edhe sot nga praninë e disa figurave të rrjeteve sociale, mes tyre influencerja Griselda Katirai, e cila u shfaq me një simbolikë të veçantë, duke mbajtur me vete një jastëk.

Në një prononcim për News24, ajo u shpreh se pakënaqësia e qytetarëve ka arritur kulmin dhe se protestuesit janë të gatshëm të qëndrojnë për një kohë të gjatë përpara institucioneve, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Sipas saj, protesta nuk ka të bëjë vetëm me politikën, por edhe me problematikat sociale, sidomos në sistemin shëndetësor, duke theksuar nevojën për investime më të qëndrueshme në vend të projekteve luksoze.

“Nëse duhet, do të flemë para Kryeministrisë. Mos të na ironizojë askush. Kupa është mbushur. Ne nuk duam investime luksi, por spitale funksionale. Një i sëmurë duhet të marrë trajtim në spital, jo të detyrohet të sigurojë vetë ilaçet”, tha ajo.

 

Të fundit