Flash News

E-TJERA

5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg

5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la

Zbardhet vendimi i8 prillit nga Gjykata Kushtetuese , me të cilin refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Sipas vendimit të zbardhur, pesë anëtarë të Gjykatës votuan kundër pretendimeve të Metës, ndërsa gjyqtaret Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari u shprehën në favor të pranimit të kërkesës. Ndërkohë, gjyqtarja Sonila Bejtja paraqiti një mendim të veçantë, duke mbështetur pjesërisht argumentet e kreut të Partisë së Lirisë.

Me këtë vendim, Kushtetuesja la në fuqi masën e sigurisë ndaj Metës, duke vlerësuar se ekzistojnë të dhëna dhe prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e arsyeshëm për veprat penale për të cilat ai po hetohet.

Gjykata hodhi poshtë edhe pretendimin se masa e sigurisë ishte e pajustifikuar ose joproporcionale, duke argumentuar se kriteret ligjore për caktimin e saj janë respektuar nga gjykatat e zakonshme.

5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la

Sa i përket mënyrës së arrestimit të Metës në tetor 2024, të cilën ai e ka cilësuar si poshtëruese dhe çnjerëzore, Kushtetuesja nuk mori një qëndrim mbi thelbin e çështjes. Sipas saj, ky aspekt nuk mund të shqyrtohet për momentin, pasi është ende objekt hetimi nga organet kompetente pas kallëzimit të depozituar nga vetë Meta në Prokurorinë e Tiranës.

Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 dhe me vendimin e 8 prillit humbi një tjetër përpjekje ligjore për të fituar lirinë.

Sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtimi i pretendimeve të tij nuk evidentoi shkelje kushtetuese që do të justifikonin rrëzimin e masës së sigurisë.

 

Të fundit