Flash News

E-TJERA

“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”

 “The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si

Protestat e vazhdueshme në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa një prej imazheve më domethënëse të tubimeve qytetare është përzgjedhur nga prestigjiozja britanike The Guardian në rubrikën e saj “Fotoja e Ditës”.

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar nga fotografi Vlasov Sulaj, ku shfaqen mijëra qytetarë të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë një prej protestave të zhvilluara kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Media britanike e ka veçuar imazhin mes ngjarjeve më të rëndësishme të ditës në botë, duke sjellë në vëmendje pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në protestat që prej ditësh po zhvillohen në kryeqytetin shqiptar.

 

 

Të fundit