Flash News

E-TJERA

Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar këtë të premte në Greqi pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi urdhër arrest ndaj tij në kuadër të goditjes së një grupi që merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.

Ndaj biznesmenit rëndon akuza e pastrimit të parave. Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, ndërsa dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Në kuadër të këtij operacioni, GJKKO firmosi 20 masa sigurie, ndaj të cilat 15 ishin “arrest me burg” dhe 5 “arrest shtëpie” për trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash në vlera miliona euro dhe organizatë kriminale.

Sipas hetimeve, grupi drejtohej nga Artur (Luçiano) Koçeku dhe vëllezërit e tij, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës dhe pastronin fitimet në Shqipëri përmes investimeve në ndërtim, resorte luksoze në jug të vendit dhe biznese të ndryshme.

Të fundit