Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë: Sistemi shëndetësor larg standardeve evropiane

PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për zhvillimin e një interpelance me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke kërkuar sqarime mbi problematikat që po rëndojnë sistemin shëndetësor publik.

Në dokumentin e depozituar pranë kryetarit të Kuvendit, demokratët argumentojnë se shërbimi shëndetësor në vend po vuan nga mungesa e organizimit dhe modernizimit, duke mbetur larg standardeve që aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura lidhet me dixhitalizimin e sistemit. Sipas opozitës, spitalet publike dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vijojnë të funksionojnë me procese të vjetruara, ndërsa mungesa e një kartele elektronike të unifikuar për pacientët krijon vështirësi në ofrimin e shërbimit dhe rrit mundësinë e gabimeve gjatë trajtimit.

KËRKESA:

I nderuar z. Kryetar,

Në mbështetje të nenit 80 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 97 i Rregullores së Kuvendit, kërkojmë interpelance urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbi gjendjen reale të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri dhe mungesën e një strategjie serioze për modernizimin e tij.

Sot, qytetarët shqiptarë përballen çdo dite me një sistem shëndetësor të centralizuar, të fragmentuar dhe larg standardeve evropiane. Problemet nuk lidhen vetëm me mungesën e investimeve, por edhe me mungesën e organizimit, planifikimit dhe vizionit afatgjate.

Në shumë shërbime publike shëndetësore mungojnë ende elementët bazë të një sistemi modern: infrastruktura dixhitale funksionale, regjistrat kombëtare klinike, koordinimi ndërmjet spitaleve, barnat jetësore dhe aksesim i barabartë i pacientëve në shërbime.

I. INFRASTRUKTURA DIXHITALE SPITALORE

Në vitin 2026, mjekët dhe personeli shëndetësor në QSUT dhe në spitalet rajonale vazhdojnë të punojnë me infrastrukture dixhitale primitive.

Nuk ekziston një sistem kombëtar funksional i kartelës elektronike mjekësore (EMR), duke krijuar fragmentim total të t dhënave ndërmjet spitaleve dhe mjekut të familjes.

Të fundit