Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni

Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka çuar në ekzekutimin e 20 masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për përfshirje në aktivitet kriminal.

Sipas burimeve paraprake, hetimet lidhen me një organizatë të strukturuar kriminale që dyshohet se ka vepruar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale në shuma të konsiderueshme.

Mes personave të arrestuar është edhe biznesmeni Orest Sota, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për Ilir Shtufin, Artur Shehun, Edmond Jaupin dhe Orges Birçajn, të cilët nuk janë lokalizuar ende.

Operacioni po vijon në disa zona të vendit dhe pritet që SPAK të dalë me një njoftim zyrtar për të bërë publike detajet e plota të aksionit, si dhe rezultatet e deritanishme të hetimit.

Të fundit