Flash News

E-TJERA

Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës

Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish

Pavarësisht nisjes së ndeshjeve të Botërorit, mijëra qytetarë kanë zgjedhur edhe këtë mbrëmje t’i bashkohen protestës në Tiranë, duke mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kombëtarë në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në drejtimin e vendit. Turma e madhe është shtrirë në disa akse kryesore të Tiranës, duke krijuar pamje mbresëlënëse nga lart.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, “O sot, o kurrë” dhe “Poshtë korrupsioni” kanë qenë disa nga thirrjet që kanë dominuar gjatë marshimit.

Pjesëmarrja e lartë, edhe në një mbrëmje kur vëmendja e botës sportive është përqendruar te Botërori, është interpretuar nga protestuesit si një shenjë e vendosmërisë së tyre për të vijuar protestat dhe për të mos hequr dorë nga kërkesat që kanë ngritur prej ditësh.

 

 

Të fundit