Flash News

E-TJERA

"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit

"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës edhe pas më shumë se katër orësh nga nisja e tubimit të mbrëmjes, duke dëshmuar vendosmërinë për të vazhduar protestën që ka hyrë tashmë në ditën e 12-të.

Pas grumbullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mijëra qytetarë kanë përshkuar disa prej akseve kryesore të kryeqytetit dhe janë drejtuar mbrëmjen e sotme drejt zonës së Astirit, mes thirrjeve kundër qeverisë dhe kërkesave për ndryshim politik.

Numri i pjesëmarrësve është rritur ndjeshëm krahasuar me ditët e para të protestës, ndërsa qytetarët shprehen se do të vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Dorëhiqu” dhe “Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi”, kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin gjatë gjithë mbrëmjes.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar gjithashtu një tjetër tubim më 13 qershor, duke u bërë thirrje shqiptarëve të diasporës që t’i bashkohen protestës dhe të jenë pjesë e asaj që e cilësojnë si një lëvizje qytetare për ndryshim.

 

Të fundit