Flash News

E-TJERA

Tërheqja zvarrë e qytetarit në Zvërnec, deputeti i PS relativizon: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

Tërheqja zvarrë e qytetarit në Zvërnec, deputeti i PS

Tërheqja zvarrë e një qytetari në Zvërnec, çka pasoi edhe nisjen e valës së protestave në Tiranë dhe mbarë botën është komentuar nga deputeti socialist Eduart Shalsi.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se ky rast nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje raste të ngjashme të dhunës janë regjistruar edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në, duke sjellë në vëmendje reagimet globale pas rasteve të njohura të dhunës policore.

“Jemi revoltuar por nuk jemi habitur dhe do të them pse. Sepse kur thua ku ndodh kjo po të them rastin e policisë me në Amerikë me atë që mbyti që u ngrit tërë bota. Kam merakun që disa ngjarje në Shqipëri interpretohen sikur nuk ndodhin në asnjë vend të botës. Një shtet kuptohet nga mënyra si reagoi. U shkarkua drejtori i policisë. U revokuan licensat, u arrestuan. Të pikturuarit e gjësë sikur ndodhin gjërat në Shqipëri dhe nuk ndodhin me asnjë vend tjetër. protesta nisi për zvërnecin ndërkohë që dukshëm tani është kanalizuar për një sërë çështje tjetër një sërë çështje tjetër tani. E para që duhet të ndajmë duhet të ndajmë pjesën e Zvërnecit”, u shpreh Shalsi.

 

Të fundit