Flash News

E-TJERA

Plasari pas vendimit të DASH: Korrigjim i padrejtësisë ndaj opozitës, “non grata” e Berishës ishte produkt i propagandës

Plasari pas vendimit të DASH: Korrigjim i padrejtësisë ndaj

Studiuesi dhe shkrimtari Aurel Plasari ka reaguar pas heqjes së masës ‘non-grata’ nga SHBA për kreun e PD-së, Sali Berisha.

Në një reagim, Plasari shkruan se vendimi përbën korrigjimin e një padrejtësie që nuk prekte vetëm Berishën, por edhe opozitën dhe mbështetësit e saj.

Ai kundërshton përdorimin e termit "non grata", duke argumentuar se masa e vendosur ndaj Berishës kishte të bënte me ndalimin e udhëtimit në SHBA dhe jo me statusin diplomatik "persona non grata".

“Heqja e masës kufizuese "ineligible to travel to the USA" për z. Sali Berisha është korrigjim i një padrejtësie jo vetëm për të personalisht, por edhe për partinë më të madhe opozitare në Shqipëri dhe gjithë elektoratin e saj.

Mekanizmi pervers i propagandës së pushtetit e veshi atë me konceptin diplomatik "persona non grata", që militatëve të tij injorantë u dukej si muhabet "me grada pa grada", pra duke e deformuar masën që në fakt ishte "i pazgjedhshëm për të udhëtuar në ShBA", kaq”, shkruan Plasari.

Të fundit