Flash News

E-TJERA

Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë

Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3

Policia ka goditur tre raste të prostitucionit në Tiranë. Prostitucioni ushtrohej në tre apartamente të marra me qira nga shtetase të huaja.

Në pranga ranë shtetaset kineze K. S., 39 vjeçe dhe W. G., 42 vjeçe, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira nga një apartament në Rrugën e Elbasanit, me qëllim ushtrimin e prostitucionit.

Po ashtu u arrestua edhe shtetasja vietnameze T. (N. L.) V., 43 vjeçe, e cila dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, për të njëjtin aktivitet të kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.

Të fundit