Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Administrata e Beratit u detyrua të marrë pjesë në mitingun e Ramës, punonjësit u kërcënuan me vendin e punës

PD: Administrata e Beratit u detyrua të marrë pjesë në

Partia Demokratike e Beratit ka akuzuar qeverinë se ka detyruar punonjësit e administratës shtetërore, enteve publike dhe pushtetit vendor të marrin pjesë në mitingun e organizuar në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

Përmes një reagimi në Facebook, deputeti demokrat Enno Bozdo deklaron se administrata e Beratit është larguar nga zyrat për të marrë pjesë në atë që ai e cilëson si “antimiting”, duke pretenduar se punonjësit janë përballur me presione dhe kërcënime për vendin e punës.

Sipas Bozdos, organizimi i pjesëmarrjes ka nisur disa ditë më parë, ndërsa PD pretendon se ka marrë denoncime nga punonjës të administratës, të cilët janë thirrur nga drejtuesit e institucioneve për t’u paraqitur në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë.

Deputeti demokrat u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos u binden urdhrave politikë dhe iu drejtua Prokurorisë së Beratit që të hetojë pretendimet për përdorimin e administratës në aktivitete partiake.

“36 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist, po rikthehen presionet ndaj qytetarëve dhe administratës. Berati është i qytetarëve dhe jo i partive politike”, shprehet Bozdo në reagimin e tij.

Ai shton se administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të angazhohet në aktivitete politike gjatë orarit të punës.

Të fundit