Flash News

POLITIKOFF

“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë

“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha:

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj edhe një pyetjeje larg politikës, që lidhej me Botërorin e Klubeve dhe skuadrën që mbështet.

Duke komentuar një nga pankartat e protestës ku shkruhej “Shqipëria dhe Italia nuk janë në Botëror, këtu do na keni”, Berisha tha se zakonisht ndjek vetëm fazat finale të turneve dhe se nuk është tifoz i ndonjë ekipi të veçantë, por i futbollistëve që spikasin me talentin e tyre në fushë.

Berisha: Unë gjithmonë këto ndeshjet e para unë nuk i shoh. Unë shoh nga fundi kur të fillojnë 8-ndeshjet e fundit. Aty deri aty jua lë të tjerëve unë.

Nuk jam tifoz, të jemi të sinqertë. Jam me kombëtaren tonë, po të ishte ose të Kosovës, njëlloj.
Kurse në këtë rast, jam tifoz me atë që luan më mirë dhe atë që fiton. Jam gjithnjë admirues i futbollistëve të veçantë të cilët në njëfarë mënyre ka ngel kujtesa që nga rinia ime, duken si supermenë në fushë. Janë të afërt me supermenin në fushë.
Dhe nga ajo kohë unë gjithmonë kam ngel admirues jo kaq shumë i ekipeve se nuk jam specialist, po i futbollistëve të veçantë.

Të fundit