Flash News

E-TJERA

Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë

Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet

Mes mijëra qytetarëve që po marrin pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë është vënë re edhe aktorja e njohur shqiptare Ema Ndoja, një nga figurat më të spikatura të kinematografisë shqiptare të fundviteve ’80.

Prej shumë vitesh e vendosur në Gjermani dhe larg angazhimeve publike në Shqipëri, Ndoja është shfaqur rrallë në media, çka e ka bërë edhe më të veçantë praninë e saj në tubimin qytetar.

Pjesëmarrja e aktores ka ngjallur interes edhe për faktin se në të kaluarën ajo është identifikuar si mbështetëse e Edi Ramës, veçanërisht gjatë periudhës kur ai kërkonte të vinte në pushtet në vitin 2013. Prandaj, shfaqja e saj në protestën kundër qeverisë është interpretuar nga shumë pjesëmarrës si një sinjal i zhgënjimit që një pjesë e qytetarëve ndjejnë ndaj zhvillimeve politike të viteve të fundit.

 

Të fundit